Milani fiton, Tiziano në qiell nga gëzimi (VIDEO)

Gazetari italian, Tiziano Krudeli e ka përjetuar tej mase fitoren e sotme të Milanit ndaj Udinezes.

Ai ishte i ftuar në studio për të komentuar ndeshjen, por si tifoz i zjarrtë i Milanit, nuk e mbajti dot gëzimin kur u shënua goli në minutat e fundit, që i dhuroi edhe fitoren ekipit.

Ai nisi të bërtiste me të madhe në studio “Goooool”, ndërsa u ngrit dhe nisi të puthte dhe përqafonte të gjithë të pranishmit në emision.


Shtuar 19.01.2020 18:27