48-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në Selanik, e shtyp me zetor i biri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Moschopotamos të Selanikut.

Një 48-vjeçare shqiptare gjeti vdekjen në një aksident.

Ngjarja ndodhi teksa një mjet bujqësor i drejtuar nga një 29-vjeçar u përmbys, dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen nëna e tij.

Po ashtu e plagosur ka mbetur një 31-vjeçare, e cila po hipte në mjet.

Sipas medias greke, viktima dhe i biri prej vitesh jetonin në këtë zonë.


Shtuar 27.07.2020 17:50