42 të infektuar vetëm sot, Pipero tregon nëse do të kthehen masat e izolimit në Shqipëri

Dita e sotme shënon një tjetër rekord në Shqipëri, ku 42 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin.

Ndërkaq ditën e sotme pritet edhe mbledhja e Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku natyrisht do të flitet për masa ndaj situatës së krijuar.

Ekspert dhe njerëz të fushësh kanë nisur të flasin tashmë për mundësinë e një tjetër “Lock-Doën” duke e cilësuar si të papërballueshëm.

I kontaktuar nga GSH, mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shprehur se situata do të shkojë drejt stabilizimit së shpejti.

Pipero thotë se nuk beson se do të rikthehen masat e ashpra që u ndërmorën në muajin mars. “Nuk besoj se do të ketë rikthim të masave, edhe gjendja do stabilizohet shpejt!”, është shprehur mjeku Pipero duke u shfaqur optimist për situatën në vend.


Shtuar 10.06.2020 16:08