33 shtetas në pranga! Fabrika e kartave të identitetit në Greqi që ua shisnin kriminelëve shqiptarë

Një operacion i policisë greke, ka vënë në pranga një grup prej 33 shtetasish të cilët prodhonin karta identiteti dhe ua shisnin kriminelëve me origjinë shqiptare.

Në grup u përfshinë gjithsej 33 persona, përfshirë gjashtë oficerë policie, pesëmbëdhjetë individë grekë dhe 12 të huaj.

Oficerët e policisë që shërbenin në policinë të Atikës ngritën “fabrikën e fallsifikimit” të kriminelëve shqiptarë nga dhjetori 2016 deri në mars 2018 dhe ishin aktivë në lëshimin e kartave të identitetit grek dhe pasaportave kriminelëve.

Tarifa për secilën letërnjoftim dhe pasaportë greke ndryshonte në varësi të prejardhjes së rënduar kriminale, duke filluar nga 5000 deri në 40,000 euro për secilin rast.

Oficerët vlerësojnë se përfitimi i përgjithshëm financiar që ata morën ishte më shumë se 120,000 euro, dhe siç thonë ata mund të arrijë në 1.000.000 euro.

20 identitete dyshohet se janë lëshuar nga komisariati i policisë Agia Paraskevi./albeu.com/


Shtuar 20.02.2020 20:56