259 viktima, koronavirusi “mbjell” vdekje në Kinë

Ka shkuar në 259 numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Kinë. Ndërkohë autoritetet vendase bëjnë me dije se 2.102 raste të reja u regjistruan të Premten, me mbi 11 mijë infeksione të konfirmuara.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, 42 nga 46 viktimat e reja janë regjistruar në provincën e Hubei, ku shpërtheu virusi.

Numri më i lartë i viktimave është në Wuhan, qyteti ku ka edhe origjinën virusi.

Ndërkohë është përhapur në të gjithë Kinën dhe jashtë saj. 18 raste janë identifikuar deri më tani në Evropë, përfshirë dy në Itali.


Shtuar 1.02.2020 07:13