Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën në vend 24 vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në Lezhë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Torovicë- Balldre, mjeti tip “Fiat” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, R.P., 24 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Në orët e vona të datës 31.01.2020,në aksin rrugor Torovicë- Balldre, mjeti tip “Fiat” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi R.P., 24 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.02.2020 07:14