17 miliard tender, SPAK nis hetimet për Porto Romanon

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për tenderin e landfillit në Porto Romanos në Durrës, me dyshimin e pabarazisë në tendera.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, e drejtuar nga Alqi Bllako, në datë 27 janar 2020 shpalli fitues të tenderit “Mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, bashkimin e dy operatorëve, konkretisht: kompaninë italiane “De Mare” srl, e regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare “Viktoria Invest International”.

Sipas njoftimit zyrtar të AKUM, tenderi ishte zhvilluar pa garë, më saktë me procedurën e “negociimit paraprak, pa shpallje”, nën argumentin e situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Për këtë prokurorim publik 17 miliard lek të zhvilluar nga agjensia Kombëtare e Ujësjellës kanalizimeve për mbylljen e landfillit të Porto Romanos ku është shpallur fitues bashkimi I operatorëve “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”, në një procedurë të mbyllur, nga ato që konsiderohen “me negociim, pa shpallje paraprake” është sekuestruar këtë fillim jave.Në bazë të dhënave të qëndrës kombëtare të biznesit kompaninë italiane “De Mare” srl, e regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare “Viktoria Invest International”.


Shtuar 7.02.2020 13:55