Zbulohet djali misterioz që shoqëron Loredanën në qytetin e dashurisë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme reperja shqiptare, Loredana publikoi në Instastory foto të dy duarve, të sajën që shtrëngonte një dorë mashkulli.

Nuk e dimë ende se cili është personi në fjalë, pasi Loredana ende nuk e ka bërë publik emrin e tij.

Ajo vijon ta mbajë sekret identitetin e tij, por disa shenja në Instagramin e një producenti muzike, që njihet me emrin Macloud në Instagram, tregojnë se ndoshta është ai personi i cili fshihet pas videove të reperes.

Reperja ka treguar se ndodhet në Paris në qytetin e dashurisë dhe në fotot që ka publikuar producenti, shihet se edhe ai ndodhet në këtë qytet.

Me siguri ata janë bashkë, megjithatë nuk dihet ende nëse janë aty për një udhëtim romantik, apo kanë shkuar për ndonjë videoklip.

Kujtojmë se Loredana është përfolur shpesh për një lidhje të mundshme me Macloud, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar ende.


Shtuar 17.01.2020 10:18