Tërmeti godet Italinë, mbyllen shkollat

Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka goditur Italinë mëngjesin e sotëm.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km larg rajonit të Catanzaros, në një thellësi 2 km.

Fatmirësisht, nuk raportohen dëme nga lëkundjet sizmike, ndërkohë që autoritetet në Albi, Pentone, Magisano e Zagari kanë mbyllur shkollat.

Lëkundja e fortë e orëve të para të mëngjesit është pasuar nga disa tërmete të vegjël me magnitudë 2-3 Rihter.


Shtuar 17.01.2020 10:22