Wanda Nara: Icardi te Juve? E vendos Mauro në fund të sezonit

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se Juventusi po mendon seriozisht për Mauro Icardin dhe se është gati të rikthehet në garë për ta transferuar në Torino, menjëherë pas fundit të sezonit.

E pyetur në lidhje me këtë çështje, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas, Wanda Nara nuk e mohoi, por shtoi se në futboll ka të papritura dhe se të ardhmen do ta vendosë vetë Icardi në fund të sezonit.

“Nuk e di nëse Mauro do të shkojë te Juventusi, ashtu si nuk e di nëse do të vazhdojmë të jetojmë në Milano apo në Paris. Futbolli është i tillë dhe vendimin do ta marrë vetë Mauro në fund të sezonit, ndërsa ne të familjes do ta ndjekim”, deklaroi Wanda Nara.


Shtuar 19.02.2020 17:21