U martua për herë të pestë, Pamela Anderson fotografohet për herë të parë me 74-vjeçarin (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur Pamela Anderson u martua për herë të pestë, me producentin Jon Peters, 74 vjeç, në një ceremoni private në Malibu.

Dyshja e mbanin të fshehtë lidhjen e tyre dhe prandaj martesa i suprizoi të gjithë.

Nga ceremonia e dasmës nuk qarkulloi në rrjet as një foto e Pamelës nuse por vetëm së fundmi 52-vjeçarja ka publikuar foton e parë me bashkëshortin në rrjete sociale si dy të sapomartuar. “Çifti i lumtur”, shkruan ajo krahas fotos. Mediat e huaja shkruajnë se dyshja janë shumë të dashuruar dhe ndihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.


Shtuar 25.01.2020 09:44