Kapet 1.3 ton e “bardhë” në Greqi, të përfshirë edhe shqiptarë

1.3 ton kokainë janë sekuestruar në Agreinjo, në zonën e Patras.

Deri tani raportohet se janë pesë të arrestuar, ndërsa informacionet e para janë të pakta.

Mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos, ndërsa theksojnë se disa nga të arrestuarit janë origjinë shqiptare.

Ende nuk dihet nga kishte ardhur kokaina dhe cili ishte destinacioni final.

Aksioni vijon në disa qytete në Greqi për të arrestuar trafikantë të tjerë të përfshirë.


Shtuar 25.01.2020 09:43