Thyen çdo pritshmëri! Ledri Vula dhe Sara Hoxha po bëhen prindër(FOTO LAJM)

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër ciftet më të preferuara të momentit në showbizin shqiptar.

Pak ditë më parë reperi i bëri urimin më të ëmbël Sarës për ditëlindje, duke publikuar një pozë romantike të tyren në bregdet.

Çifti shfaqej i kapur për dore, ndërsa Ledri i dedikonte Sarës fjalët e ëmbla të këngës së tij:

“E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”

Çifti ka ndërmend të martohet sa më shpejt, për të përmbushur edhe dëshirën e familjarëve të Ledrit.

Mirëpo, duket se nuk është vetëm kjo arsyeja e martesës së dyshes!

Burime të afërta të çiftit kanë treguar për “Botasot.info” se shumë shpejt, Sara dhe Ledri do të bëhen prindër për herë të parë.

Bëhet e ditur se bukuroshja është në muajt e parë të pritjes së ëmbël, për më tepër është zbuluar edhe gjinia e bebushit!

Thuhet se reperi dhe partnerja po presin një vajzë, mirëpo ky lajm ende nuk është konfirmuar nga dyshja.


Shtuar 22.06.2020 14:58