Tha që fillonte më “Xh”, zbulohet identiteti i dashurisë së pamundur të Fifit? (FOTO LAJM)

Fifi ka folur aq shumë për personin e saj të zemrës që është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite, saqë të gjithë janë kuriozë të dinë se kush është fatlumi.

Edhe pse ata nuk janë më bashkë, pasi Fifi ka sqaruar se ai ka qenë dashuria e saj e pamundur, sërish këngëtarja flet për të sa herë që zgjon kureshtjen e fansave.

Deri më sot ne dinim që personi në fjalë ka një emër që i fillon me shkronjën Xh, dhe se Fifi ka qenë e dashuruar me të, por nuk ka pasur të njëjtat ndjenja nga ana e tij.

Fifi postoi në Instagram Stories disa fraza që dukshëm janë dedikim për dikë: “Krejt ça du n’jetë osht vëmendja jote dhe veq e jotja! Nëse duhet me luftu ka me luftu. Nëse duhet me u çmend ka me u çmend. Nëse duhet me u bo palaço ka me u bo palaço. Met pa ty tu kesh krejt i boj! Ama dorë nga ty s’heq dot kollaj!

Po, edhe çfarë ka të dyshimtë këtu? Mesa duket, Fifi nuk kishte në plan të zbulonte emrin e personit që ka bërë tag – pra të dashurit – sa e zvogëloi shkrimin e emrit aq sa të mos dukej.

Të paktën Fifi mendoi se nuk dukej, por detaji i fshehte qarkulloi shpejt ne media.

Mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares shqiptare jeton në Gjermani dhe përpos kësaj pjese, asgjë tjetër nuk mundëm të zbulonim pasi profili i tij në Instagram është privat.

Fifi ka treguar edhe më herët sesi e ka ushqyer veten me një dashuri të pamundur që me sa duket s’paska fund të lumtur.

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.


Shtuar 28.04.2020 07:46