“Takoi pacientin 0”, Rudina dhe Marku dyshojnë se janë infektuar nga koronavirusi (VIDEO)

Moderatorja Rudina Dembacaj dhe partneri i saj ish-deputeti Mark Frroku dyshojnë se mund të jenë prekur nga Koronavirusi pasi kanë pasur simptoma të ngjashme me virusin e frikshëm.

Në një lidhje në Skype në emisionin në Top Channel “Shqipëria Live”, Rudina tregoi se Marku kishte pasur kontakt me pacientin 0 në një ceremoni varrimi. Direkt pas takimit, të dy patën temperaturë të lartë dhe ish-deputetit i shkoi mbi 40.

Dyshja e ndau mendjen se ishte prekur nga Koronavirusi. Ata telefonuan 127-n pasi gjendja e tyre u përkeqësua, por tani janë mirë dhe kanë disa ditë pa temperaturë. Moderatorja vuan dhe nga bajamet për të cilat do të operohet në ditët në vijim.

Ajo shprehet se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në shërbim të familjes, madje ka gatuar për prindërit e Markut.

“U ngatërrova pak se kisha edhe bajamet. Isha me 39 temperaturë. Por duke qene se Marku ka takuar pacientin zero dhe dy miqtë e tij. Marku erdhi me temperaturë 40.2 . Telefonuam 127 dhe na thanë se do vijnë të na bëjnë tamponin. Pimë vetëm paracetamol. Marku kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit ulej temperatura. E ndamë mendjen që kishim koronavirus.” ka shpjeguar Rudina në “Shqipëria Live”.

“Ne në shpi jemi mbyllur me 5 anëtarë. Janë prindërit e Markut. Asnjëri prej tyre nuk ka asnjë simptomë. Madje unë gatuaja për të gjithë. Dhe kanë ngrenë nga duart e mija. Ne e ndamë mendjen. Dhe telefonuam serish 127 . U acarova shumë. Personi bënte edhe si investiguese. Unë mezi po merrja frymë ajo më thoshte do dënohesh. U trembëm se kishim hallin e të tjerëve në familje. Asnjëri nga ata nuk kanë asnjë simptomë. Fola me doktoreshën dhe më thanë se nuk vijmë dot se s’ka tamponë dhe me tha të vetëizolohemi.” tha më tej Dembacaj.

Moderatorja ende nuk e ka bërë testin për Koronavirusin, dhe simptoma nuk ka më. Ajo ende nuk e di nëse është apo jo e infektuar edhe pse gjendja është e qëndrueshme!

“Duke qenë se e ka takuar mund të ketë Koronën por më thanë se ne nuk vijmë dot vetëm nëse jeni në gradë të fundit. Doktoresha jo, infermiera që telefonova. Por edhe përgjigja është pak e frikshme. Ne kemi tre ditë pa temperaturë. Familjarët janë mirë. Mua mu shëruan edhe bajamet dhe do të operohem së shpejti. Se kemi hequr dyshimin. Jemi izoluar. Nuk e di nëse e kam. Kam tre ditë pa temperaturë. Unë kisha edhe bajamet. Po për Markun ishte me dhimbje koke. Probleme me frymëmarrjen nuk kemi pasur. Kollë nuk kishim. Pimë vetëm paracetamol. Marku e ka takuar në një ceremoni mortore. I ka dhënë dorën. Janë miq por nuk puthen si ne këta burrat. 8 ditë ka. Tre ditë kishim temperaturë por jemi më mirë. Ne përderisa jemi mirë nuk ka problem. Në momentin që është një pandemi e tillë ne nuk kemi patjetër të bëjmë tamponin, por ku a gjejmë që të heqim merakun”, përfundoi aktorja.


Shtuar 18.03.2020 13:17