Sherr mes gruas dhe motrës së “Kemal”? Aktorja sqaron një herë e mirë situatën (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë aktori i njohur turk Burak Ozçivit dhe bashkëshortja, Fahriye Evçen u përfolën për një sherr me motrën e aktorit, Burçun-in. Kjo e fundit i kishte hequr të dy nga rrjetet sociale.

Mediat turke shkruanin se Fahriye ishte grindur me kunatën dhe si rrjedhojë nuk flisnin më. Buraku ndodhej në një situatë të vështirë sepse duhej të mbante anën e të dyjave dhe të mundohej për t’i pajtuar.

Mirëpo pas këtyre lajmëve ka reaguar Fahriye e cila ka sqaruar të gjithë situatën. Aktorja ka treguar se marrëdhënia mes saj dhe Burçunit vazhdon të mbetet shumë e mirë dhe mes tyre nuk ka ndodhur ndonjë zënkë.

“Nuk ka asnjë problem mes meje dhe Burçun-it. Ajo nuk e përdor më llogarinë e saj në Instagram prandaj e hoqa. Nuk është ashtu siç shkruajnë mediat”, ka sqaruar Fahriye.


Shtuar 28.04.2020 11:54