Reperi shqiptar po sjell bashkëpunimin bombë me Chris Brow

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës, këngët e të cilit po bëjnë namin dita-ditës dhe janë kthyer në hite.

Katër muaj më parë, reperi publikoi këngën “Safety”, e cila ka arritur 2 milionë klikime në Youtube.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe reperi ka ndërmend të sjellë një tjetër version të këtij hiti, këtë herë në bashkëpunim me Chris Brown.

Në llogarinë e tij në Instagram, Gashi publikoi një video ku shfaqet duke kërcyer në ritmet e këngës së tij.

”2020 me Chris Brown dhe Afrob”- shkruan reperi shqiptar krahas videos dhe kaq ka mjaftuar që fansat të çmenden në komente, duke u shprehur se po e presin me padurim një bashkëpunim mes tyre.


Shtuar 10.01.2020 16:02