Rejan i “rrëmben” ofertën e majme Hyrrem-it (FOTO LAJM)

Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli ka humbur një ofertë të majme.

Mediat turke shkruajnë se një komani këpucësh i ka ofruar Meryem Uzerli të jetë imazh i kompanisë së tyre.

Kjo do të ishte hera e dytë që Meryem do të bashkëpunonte me këtë kompani, por aktorja ka kërkuar një shumë të majme.

Meryem Uzerli ka kërkuar 1 milion lira turke për të rinovuar kontratën, por kompania nuk ka rënë dakord.

Ata kanë kërkuar të bashkëpunojnë me aktoren Ebru Sahin e cila ka pranuar të jetë imazh i kompanisë dhe ka dalë e fituar duke u paguar 700 mijë lira.

Ebru Sahin u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Rejan” ndërsa Meryem Uzerli njihet si “Sulltanesha Hyrrem”.


Shtuar 5.05.2020 13:33