Nuk i ka punët mirë, Feros i vjedhin Instagramin dhe “turpërojnë” reperin (FOTO LAJM)

Pothuajse çdo njeri është përdorues i rrjeteve sociale, ku dhe kalojnë një pjesë të madhe të kohës (sidomos gjatë ditëve të karantinës). Mirëpo fakti që janë kaq të përdorura, nuk i bën të sigurta. Vetëm së fundmi reperit të njohur Fero, i kanë vjedhur adresën e tij personale të Instagramit.

Personi që i ka marrë adresën ka publikuar një foto të Feros nga një video-call, krahas së cilës shkruan: “Hakeri këtu: A t’ia kthejmë Feros Instagramin, apo t’ia zhdukim?”. Ky postim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e reperit dhe fansat i kërkojnë t’i kthejë adresën.

Përpos fotos, hackeri ka publikuar në Instastory një status ku shkruhet: “Kush e do pasëordin e këtij Instagrami?”.

Ndryshime janë bërë dhe në bion e reperit. Aty ku dikur shkruhej “Fero-unë jam baba”, tani lexon “Fero-unë jam lopa”. Reperi ende nuk ka reaguar pas këtyre publikimeve dhe mbetet të presim se ç’do të ndodhë në vazhdim.


Shtuar 2.05.2020 06:44