Rikthehen reshjet e shiut, moti nuk e ndan “mendjen”

Duket se moti nuk do të jetë aspak favorizues për pensionistët dhe prindërit të cilët janë të autorizuar për të dalë me orare të caktuara, sipas rregullave të reja të liri-daljes.

Sipas Meteoalb: Mëngjesi në vendin tonë ka nisur me reshje shiu. Deri në mesditë moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por pas mesditës vranësirat zhvillohen në të gjithë vendin duke rrezikuar rrebeshe afatshkurtër shiu. Mbrëmja rikthen sërish kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në të dyja vlerat ditore duke luhatur vlerat ekstremale nga 4°C mëngjesi deri në 23°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.


Shtuar 2.05.2020 06:57