Një mami si Arjola, aktorja i organizon të bijës super festën e ditëlindjes (FOTO LAJM)

Helga, e bija e aktores së njohur, Arjola Demirit ka festuar së fundmi ditëlindjen.

Ajo ka mbushur 13-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet, dhuratat dhe surprizat nga njerëzit e dashur.

Arjola ka organizuar për të bijën një festë përrallore me rrethin e saj shoqëror dhe familjen. Në festë nuk kanë munguar tullumbacet shumëngjyrëshe, muzika, ushqimet dhe ëmbëlsirat.

Aktorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto nga ditëlindja dhe i ka dedikuar Helgës fjalët më të bukura. “Helga Zoti të dashtë gjithmonë! Mami të ka bekuar që kur u takuam në krahët e njëra-tjetrës si sot 13 vite më parë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Arjola.


Shtuar 4.06.2020 08:45