Në mes të emisionit, Irgen Çela dhe Arjola Demiri puthen në buzë (VIDEO)

Mbrëmjen e nesërme do të transmetohet në Top Channel puntata e fundit e këtij sezoni të “Shiko kush luan”. Të ftuar do të jenë aktorët e “I love Tropoja” të cilët do të na sjellin plot të qeshura, deklarata të forta dhe do zbulojnë detaje nga filmi.

Luana ka publikuar sot promon e emisionit dhe në një pjesë dëgjohet publiku e të ftuarit t’i kërkojnë Irgenit dhe Arjolës të puthen.

Dhe dy aktorët ia plotësojnë dëshirën duke u puthur në buzë në publik, moment të cilin e ndiqni në videon e mëposhtme.


Shtuar 11.01.2020 07:41