Në karantinë bashkë? Loredana dhe Zuna realizuan sfidën më të fundit të TikTok (VIDEO)

Prej kohësh në media thuhet se këngëtarja shqiptare Loredana dhe reperi Zuna janë në një lidhje.

Dyshen e kemi parë shpesh së bashku dhe ata janë kapur herë pas here “mat” nëpër aeroporte, gjatë pushimeve së bashku si dhe në studio muzikore duke punuar për projekte të reja.

Por pavarësisht këtyre, Zuna mohoi kategorikisht lidhjen me reperen duke thënë se ata janë thjesht miq të mirë që i bashkon pasioni për muzikën.

Megjithatë, ata kanë zgjedhur që momentet e karantinës t’i kaojnë bashkë dhe s’dimë ç’të mendojmë.

Së fundmi reperja ka publikuar në “TikTok” një video ku shfaqet pranë tij duke realizuar një sfidë që po e bëjnë të gjithë çiftet.

Pra, pas kësaj mendoni se janë bashkë?


Shtuar 23.03.2020 07:46