Mos prisni ta shihni në televizion, çfarë do të bëjë Arbana në të ardhmen (FOTO LAJM)

Një ndër moderatoret më të dashura të ekranit është kthyer papritur edhe në një ndër kuzhinier e preferuara të shqiptarëve.

Ditën e sotme Arbana ka vendosur të realizojë një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur nga një fanse: “Pse nuk hap një restorant?”.

Dhe nga përgjigja e saj kuptuam se e paska në plan diçka të tillë për në të ardhmen e afërt madje.

“Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët”, ka shkruar Arbana.

Nuk dihet nëse do i përkushtohet me kohë të plotë biznesit apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion por mbetet për tu parë.

Moderatorja ndodhen në muajit e fundit të shtatzënisë dhe mesa thuhet lart e poshtë do sjellë në jetë një djalë.


Shtuar 21.07.2020 11:27