Meta pret në Presidencë Alvinin dhe babain e tij (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë, Alvin Berishën dhe të atin e tij Afrimin, të cilët kanë zgjedhur që pas një viti me shumë ngarkesa të forta emocionale të pushojnë për disa ditë në Shqipëri.

”I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

Alvini tashmë është shndërruar në një fëmijë të shëndetshëm e plot jetë, shumë ndryshe nga se ishte në Siri, ku u shpëtua pasi mbahej në kampet e ISIS.

Presidenti Meta, edhe përmes këshilltarëve të tij, ishte një nga nxitësit më të mëdhenj dhe ndihmësit për kthimin e vogëlushit pranë të atit në Itali, e kjo vizitë duket të jetë edhe një shenjë falenderimi nga familja Berisha për të.


Shtuar 21.07.2020 11:05