Pak kohë më parë u bë publik lajmi se Madonna është në një romancë me 25-vjeçarin Ahlamalik Williams.
Këngëtarja 61-vjeçare madje postoi në llogarinë e saj në Instagram foto nga festa e Vitit të Ri me balerinin 25-vjeçar. Ata ndodhen me pushime në Maldive, e bashkë me ta edhe fëmijët e saj.
Në diçiturën e fotos ajo shkruan se po kalon pushime argëtuese.
Edhe pse diferenca në moshë është e madhe dhe kritikat negative nuk kanë munguar, për Madonna-n dhe Ahlamalik William kjo nuk ka aspak rëndësi.