Me deidikim dhe foton e rrallë të martesës, Gold Ag zbulon identitetin e partneres bukuroshe (FOTO LAJM)

Fejesa e reperit Gold Ag bëri mjaft zhurmë pasi erdhi krejt papritur për ndjekësit.

Edhe pasi zbuloi që ishte fejuar, identiteti i partneres mbetej sekret duke shtuar kureshtjen tek fansat e reperit.

Për herë të parë, Gold AG ka ndarë një foto nga dasma me zeshkanen bukuroshe që i ka vjedhur zemrën dhe e bën të ndihet tashmë i plotë.

Madje, reperi ka zbuluar edhe portretin e plotë dhe identitetin e saj.

Bashkëshortja e reperit quhet Ermira Shkodra dhe është doktoreshë për ndërhyrje estetike.

“Ti m’ke bo komplet, e me t’rujt e kam nga Zoti amanet ❤️ @__dr.ermira.shkodra“- janë fjalët e Gold AG krahas pozës së ëmbël të çiftit.

Të shumta janë urimet që kanë vërshuar për çiftin në komente dhe siç e do tradita, të gjithë po presim tashmë prej tyre një fëmijë!


Shtuar 27.06.2020 11:44