“Maska e koronavirusit” kthehet në trend, përfshihet edhe modelja shqiptare (FOTO LAJM)

Koronavirusi, i njohur ndryshe edhe si “nCoV-2019” aktualisht është kthyer në një rrezik që po gllabëron me hapa galopantë Kinën dhe disa vende të tjera të botës.

Ky virus deri më tani ka shkaktuar 259 viktima, por kemi një anë tjetër të “medaljes”.

Maska e koronavirusit është kthyer në trend dhe shumë modele nëpër botë po pozojnë me të.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me modelen shqiptare, Dorina Gegiçi, shkruan Albeu.com.

Dorina ka pozuar gjithashtu me maskë duke shkruar në Instagram: “Ruani veten”.

Modelja është komplimentuar pafund për gjestin dhe look-un.

Shpresojmë që ky trend të vijë eshe në vendin tonë dhe njerëzit të fillojnë të ndërgjegjësohen me maskat./albeu.com


Shtuar 1.02.2020 09:53