Marina kërkon dënim maksimal: Po na i vrasin vajzat për së gjalli

Moderatorja e njohur Marina Vjollca është solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara seksualisht. Në një reagim në rrjetin social Instagram, Marina kërkon dënim maksimal ndaj këtyre personave që po i vrasin vajzat për së gjalli.

“Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, shkruan Marina duke mbështetur marshimin “Për fëmijërinë e vjedhur” që pritet të mbahet ditën e nesërme.

Ditën e djeshme, moderatorja ashtu sikurse shumë personazhe të tjerë shqiptarë doli në mbështetje të kauzës kundër racizmit, ndërmarrë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Shtetet e Bashkuara.


Shtuar 3.06.2020 13:04