Luana dhe operacionet? Moderatorja tregon format e viteve më parë dhe na la pa fjalë (FOTO LAJM)

Ndryshimi “spketakolar” që Luana Vjollca ka përsuar me kalimin e viteve ka bërë që moderatorja të përflitet shumë për këtë fakt, por ajo nuk mendon njësoj.

“Nuk e di si ka dal kjo histori që unë jam e bërë, e stërbërë, çdo njeri ndryshon. Më plot gojën them që nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë për ta vërtetuar, unë jam gati”- ka thënë Luana më herët dhe vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate.

Madje, ajo i ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e akuzojnë për operacione me një foto të publikuar nga fansat e saj.

Ata kanë bashkuar foton e moderatores kur ishte e vogël dhe një foto tjetër të shkrepur së fundmi, ndërsa krahas postimit shkruajnë:

“Hmm. Operacione shumë kjo? Bitch please, shikojeni kur ishte 8 vjeç!”

Luana e ka miratuar këtë postim me një gif me fytyrën e saj, ku shfaqet duke bërë “ok” me gisht.


Shtuar 12.06.2020 08:18