Legjenda e Real Madridit, Luis Figo e kishte faluar ish-bashkëlojtarin e tij te klubi madrilen, Ronaldo për një koment që ai e kishte bërë për gruan e tij, Helene Svedin.
Figo dhe Ronaldo kishin qenë bashkëlojtar për dy vjet e gjysmë në kryeqytetin spanjoll para se portugezi të largohej te Interi.
Gjatë kohës së tyre së bashku te Reali, Ronaldo e kishte bërë një deklaratë kontroverse për gruan e Figos.
“Po ta kisha gruan që e ka Figo, unë do të qëndroja gjithmonë në shtëpi”, kishte thënë dikur braziliani.
Kësaj deklarate, Figo insiston se ai dhe Ronaldo janë miq dhe se ai e dinte për këtë koment.
“Unë tashmë e dija për komentin sepse ai e kishte thënë në dhomat e zhveshjes. Por, unë e fal Ronin sepse ai bën gjithmonë shaka”, ka thënë Figo.
/Zëri/