Kolegu i ka shprehur dashurinë, Fjoralba Ponari rrëfen reagimin epik (FOTO LAJM)

Jo pak, por një pjesë e mirë e VIP-ave kanë zgjedhur ta kalojnë kohën e lirë në izlim duke zhvilluar “intervista” me pyetje nga ndjekësit.

Së fundmi, moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në punë, pasi kolegu dhe miku i saj prej kohësh i ka shprehur hapur dashurinë.

Për më tepër, personi në fjalë kishte familje, ndaj Fjoralba “i ka treguar vendin” me përgjigjen e saj.

“Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje.”- e pyet dikush.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit.”- është përgjigjur moderatorja, pa treguar më tepër detaje rreth kësaj historie.

Fjoralba përpiqet ta mbajë sa më hermetike jetën e saj private dhe të rralla janë herët kur ajo vendos të hapet me publikun për çështjet personale të jetës së saj.


Shtuar 9.04.2020 17:55