Këngët e saj janë hit, habit këngëtarja shqiptare: Më ofruan 400 mijë lekë të vjetra (VIDEO)

Pasditen e sotme në emisionin “Shqipëria live” në Top Channel ishin të ftuar artistë të njohur shqiptarë të cilët ngritën shqetësimin për mosrespektimin e pronës së tyre artistike.

Një ndër to ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mariza Ikonomi, e cila ka treguar ç’i ka ndodhur dikur, me një prej këngëve të saj, të titulluar “Pianoja ime”.

Mariza ka rrëfyer se asaj i kishin ofruar një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra, në këmbim të së drejtës së autorit. Kjo ka ndodhur në vitin 2000 kur dhe është publikuar kënga.


Shtuar 11.01.2020 10:41