Ka “çmendur” rrjetin, Zonja e Parë e Ukrainës infektohet me koronavirus (FOTO LAJM)

Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, e konsideruar si “Zonja e Parë” më tërheqëse në botë, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Zonja e Parë është në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatike, ka njoftuar zyra e shtypit të presidencës ukrainase.

Zelenska është duke qëndruar në shtëpi, e izoluar nga pjesëtarët e tjera të familjes.

Ndërkohë, Presidenti dhe fëmijët u testuan dhe rezultuan negativë.


Shtuar 13.06.2020 09:56