Kri Gorasi: I dashuri u largua kur mori vesh që jam rritur në jetimore, më mbante për gjynah!

Kri Gorasi e cila u bë e njohur tek “Aventurierët” ka qenë e ftuar këtë të enjtenë Ora Neës, përballë gazetarit Ronaldo Sharka në “Mes Yjesh”.

Teksa në bashkëbisedim e sipër lidhur me faktin e të rriturit në jetimore, gjë për të cilën Kri tha se është zbuluar rastësisht nga një sherr me Valin në program dhe se nuk donte që diçka e tillë të bëhej publike, Sharka e pyeti Krinë se nëse e ka dis-favorizuar apo favorizuar fakti se është rritur në jetimore, në marrëdhënie me meshkujt.

“Dikur, kam pasur lidhje me një djalë. Kur mori vesh që isha rritur në jetimore, më mbante për gjynah, as ndahej dhe as rrinte me mua” – u shpreh Kri duke shtuar se ka pasur raste edhe që në shoqëri e mbanin për mëshirë. /oraneës/


Shtuar 18.06.2020 15:55