Ermal Mamaqi si “the Simpsons”, paska parashkuar gjithçka para 10 vitesh (VIDEO)

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi është kthyer pas në kohë me një skeç të 10 viteve më parë, teksa ishte pjesë e programit ‘Apartamenti 2xl’.

Në këtë video duket se aktorët kanë krijuar një skenë, ku u është dashur të dezifektohen.

“Të papërgatitur? E dija që para 10 vitesh se do vinte kjo ditë”, shkruan Ermali krah postimit ku shfaqet me aktorët Gentian Zenelaj, Cubi Metkaj dhe Lisa Kujofsa.

Këto pamje i kanë bërë të gjithë nostalgjikë dhe kjo është kuptuar nga komentet e shumta të ndjekësve.

Kujtojmë se personazhet e njohur kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, jo vetëm duke treguar eksperiencën e tyre të karantinimit, por dhe duke dhënë mesazhe ndërgjegjësuese dhe pozitive.


Shtuar 6.05.2020 06:37