E martuar me aktorin turk, por Almeda zbulon si flet shqip i biri (FOTO LAJM)

Ish-missi shqiptar, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit që lamë pas.

Çifti u bë me djalë, të cilën e pagëzuan me emrin Efehan.

Almeda së fundmi ka vendosur që të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke iu kthyer përgjigje atyre në Instastory.

Njëri nga ndjekësit e ka pyetur bukuroshen se nëse ka nisur djali të flasë ndonjë fjalë në gjuhën shqipe.

“Po nona, kështu e thërret mamin tim”, i është përgjigjur Almeda.


Shtuar 20.07.2020 06:55