Qëlloi me armë drejt dy të rinjve, kapet pas 18 ditësh “i forti” i Durrësit

Policia ka mundur të arrestojë një 33 vjeçar i cili qëlloi me pistoletë në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, dhe u largua nga vendngjarja.

A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës dyshohet se më datë 02.07.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Shtuar 20.07.2020 06:45