E çmendur pas Maradonës, modelja joshëse: Dua t’ju takoj patjetër (FOTO LAJM)

Të gjithë e njohin Diego Armando Maradonën dhe të gjithë do dëshironin ta takonin të paktën një herë në jetë. Këtë gjë e kërkon edhe bukuroshja italiane e futbollit Floriana Mesina.

Italo-Kolumbianja i ka lënë të gjithë gojë hapur me një foto me një mbishkrim admirimi për legjendën argjentinase. Mesina është një fanse e madhe e Napolit dhe ka zgjedhur të pozojë afër murales së ikonës argjentinase në Napoli.

“Maradona është Zoti, është futbolli! Askush sikur ti, gjithmonë me ne. Kam një ëndërr të të takoj”,shkruan bukuroshja italiane duke marrë vëmendjen e të gjithëve.


Shtuar 3.08.2020 13:48