“Diçka nuk shkon”, Kiara Tito i kthehet ndjekësit që e akuzon për Photoshop (FOTO LAJM)

Pavarësisht kurimit të tyre deri në detaje, vajazt e famshme do të përballen përpos famës me opinionet e ndryshme dhe kritike të publikut.

Ka qenë Kiara Tito e cila ka rënë në “grackën” e ndjekësve me foton e fundit në Instagram.

Moderatorja shfaqet tejet elegante e veshur me një fustan të zi pas trupit që i ekspozon linjat elegante, por kjo nuk është e gjitha!

Sytë e fansave të saj kanë shkuar te këmbët e saj që duken të pozicionuara aq drejt saqë të bën të mendosh se janë bërë me photoshop.

“Te sandalet diçka nuk shkon🤔🤔🤔”, i shkruan një ndjekëse ndërsa Kiara ia kthen: “Do e gjeni diçka se s’bën”!

Komentet për këmbët e saj të bashkuara si sirenë vijojnë edhe më tej: ” O zemër qëllimi ishte të bëheshe si sirenë me ato këmbët”?

“Po”, ia kthen Kiara pa kurrfarë hezitimi!


Shtuar 24.06.2020 16:48