Dasmë në horizont? Çiljeta dha sinjalin e parë dhe rrjeti po zien (FOTO LAJM)

Çiljeta prej vitesh është një marrëdhënie me ulje-ngritje me Alban Hoxhën. Nuk mbahet mend sesa herë kemi shkruar për ndarjen, ribashkimin e kësaj çifti, që gjithmonë e gjejnë rrugën për të qenë bashkë.

Pak ditë më parë këngëtarja shuajti të gjithë zërat për ndarje, kur publikoi një video me motrën e portierit të Partizanit. Tashmë ajo ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet pa make-up.

Po më shumë sesa pamja saj, flet mesazhi që ajo ka përçuar. “Çfarëdo vendim që ti merr, sigurohu që ai të bën ty të lumtur”, ka shkruar Çili. Mesa duket ajo po flet për një vendim që ka marr.

E duke analizuar mesazhin, shohim që në një nga fjalët, ajo ka vënë dhe shenjën e unazës. Ku i dihet ndoshta vendimi që ka marrë dhe që e ka bërë të lumtur është një dasmë në horizont.


Shtuar 5.02.2020 10:51