Beyonce ja bëri “surprizë”, Valdrin Sahiti as vetë nuk e dinte që diva do vishte fustanin e tij (VIDEO)

Lajmi që Valdrin Sahiti ka veshur Beyoncen, u bë publik nëpër rrjete sociale.

Këngëtarja e njohur botërisht u shfaq papritur në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California, me një fustan të kuq saten që të linte pafjalë me dekoltenë e tij.

Beyonce tregoi se ia beson look-un e saj një stilisti me përvojë siç është Valdrini.

Por ky i fundit duket se është surprizau po aq sa publiku.

“Nuk e prisja që do të vishte saktësisht atë fustan, datën saktësisht, kjo ishte një surprizë e njëjtë sikurse për mua dhe krejt publikun”, hprehet Valdrini.

“Nuk dihet paraprakisht se çfarë do të veshë?”, e pyeti Alaudini.

“Jo. Nuk kemi një komunikim të afërt dhe miqësor me ekipin e saj që t’i dimë detajet. Thjesht shohim çfarë kemi të arsyeshme dhe potenciale në varësi edhe të buxhetit dhe pastaj ekipe të ndryshe zgjedhin gjëra të ndryshme”./albeu.com


Shtuar 5.02.2020 09:11