Transmetimi i motit është kthyer në një gjendje qesharake.
Justin Hinton e përfundoi raportimin e tij të motit për reshjet e borës në Karolinën e Veriut pa asnjë ide që filtrat në Facebook e kishin bërë atë të duket sikur të ishte në hapësirë dhe të dukej gjithashtu si një mace, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shkruan Techeblog.
Të lidhura
None found
Kjo ndodhi derisa ai u kthye përsëri në kamera për të parë komentet e drejtpërdrejta të shikuesve duke pyetur për “fytyrën e çuditshme” të tij.
Para se të bënte raportimin live, Justin kishte hapur aksidentalisht filtrat automatikë të fytyrës në Facebook.
Ndërsa ai informon njerëzit për mbylljet e shkollave dhe paralajmëron për t’u kujdesur në kushtet e motit të pafavorshëm, atij i shfaqet një helmetë hapësinore në kokë, një mace, një magjistar dhe sytë google.
Justin qeshi nga gabimi në mediat e tij sociale, duke shkruar: “Para se të shkoja drejtpërdrejt në Facebook në llogarinë e WLOS ABC 13 për të folur për borën, unë hapa padashje filtra dhe gjithë raportimi u duk kaq qesharak.
