Babë e bir, Alfio dhe Fatma ndajnë çastet më të ëmbla me Noah-n (FOTO LAJM)

Janari solli shumë gëzim në shtëpinë e Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit. Pas ardhjes së Noah në jetë, Fatma dhe Alfio po shijojnë ditët më të bukura.

Çifti kanë preferuar të mos zbulojnë portretin e vogëlushit deri tani, megjithatë kanë ndarë jo pak momente me ndjekësit.

Në dy fotot e fundit të publikuara, Noah shihet duke kaluar momentet më të ëmbla me të atin. “Filluan me rrëmujën çunat!”, ka shkruar Fatma në postimin e saj, ndërsa babi Alfio ka zgjedhur një tjetër frazë për të përshkruar foton e tij.

“Bëjmë biseda të gjata ne”, janë fjalët që shefi i kuzhinës inka dedikuar të birit, ndërsa të dy shihen të shtrirë pranë njëri-tjetrit. Noah, i cili për pak ditë bëhet 5 muajsh ka vjedhur gjithë vëmendjen e ndjekësve të mamit dhe babit në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, Fatma zbuloi edhe tatuazhin e ri (dedikim për Noah), ku shiheshin të skicuara dy këmbë të vogla.

Gjithçka tashmë i është dedikuar vogëlushit, e me të drejtë. Kush mund tu rezistojë të vegjëlve?!


Shtuar 25.06.2020 06:50