Opozita shqiptare në Maqedoni prezanton programin

Koalicioni opozitar shqiptar mes Aleancës dhe Alternativës ka hapur fushatën me prezantimin e programit zgjedhor “Shtet për të gjithë”, që sipas këtyre partive parasheh vendosjen e shtetit ligjor për të gjithë qytetarët, zgjidhjen e çështjen ende kanë mbetur zvarrë si dhe përmirësimin e gjendjen ekonomik-sociale. Ky koalicion pret që më 15 korrik të ndodhë ndryshimi i shumë pritur të shqiptarët në Maqedoni.

E keni parasysh se sipas të gjitha gjasave në këto zgjedhje parlamentare pritet të ndodhë ndryshimi i pritur gjatë te shqiptarët. Praktikisht favorit në këto zgjedhje hynë koalicioni Alternativa dhe Aleanca, dhe besojmë se më 15 korrik do ta festojmë fitoren e madhe te shqiptarët që nga viti 2002. Kemi programin tonë që quhet shtet për të gjithë- deklaroi Arben Taravari, koalicioni Aleanca-Alternativa.


Shtuar 25.06.2020 06:52