Dukesha e Sussex-it, iu kthye zyrtarisht përditshmërisë, si gjithë të tjerët, por me më shumë stil! Eventi i parë i 2020-ës, e gjeti Meghan Markle-in të veshur me stilin e saj të preferuar, që duket se do ta shoqërojë edhe përgjatë kësaj dekade.
Dje (7 janar) gjatë vizitës në “Canada House” në Londër, Meghan u shfaq e veshur me një fund treçereksh të mëndafshtë ngjyrë kaf, kombinuar me një gol të po asaj ngjyre por në tjetër teksturë dhe këpucë kadife nga Jimmy Choo.
Të lidhura
None found
Veshjen, që princesha e bën të duket një mrekulli e shoqëroi me një pallto kafe nga dizajneria e saj e preferuar, Stella McCartney.
Pavarësisht look-ut monokrom, kombinimi i Markle-it është gjithçka tjetër veçse i mërzitshëm.
Jo më kot,themi se ky trend është i preferuara i Meghan-it dhe nga ç’shohim do të jetë për shumë gjatë.
