Arti në zi, ndahet papritur nga jeta muzikanti korçar

Muzikanti korçar, Ilir Tasellari është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë , të cilën nuk ka mundur ta përballojë dot.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të muzikantit korçar.

Ndërsa lajmin e ndarjes nga jeta të Tasellarit, e bëri të ditur këngëtari Devis Xherahu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk dua ta besoj qe ti u largove kaq shpejt,buke e vjeter, kemi ndare kaq aktivitete dhe festa familjare bashke, kaq ore provash per tu bere keta qe jemi sot,Lamtumire miku im Ilir Tasellari.. jam i bindur qe ti do prehesh ne paqe..”, ka shkruar Xherahu.


Shtuar 10.08.2020 10:41