Adrola Dushi flet për herë të parë për lidhjen me Ylli Limanin!

Pak kohë më parë media shkruante se, para se të prezantonte Këngën Magjike, burime për median në fjalë u shprehën për një romancë mes Adrola Dushit dhe Ylli Limanit, por thashethemi u la në hije për shkak të mungesës së detajeve të lajmit.

Së fundmi, prezenca e tyre në “Shiko kush LUAN” ngriti sërish dyshimet.

Dyshja luajti në lojë me shumë kimi, prezenca e tyre në të njejtën puntatë, efekti kimi dhe përpos postimeve në Instagram me foto dhe video ku Adrola shijon performancën e Yllit, në program ajo u pyet “se ka zëra që do të jetë nuse në Kosovë”, pra duket se produksioni emisionit është në dijeni për diçka të tillë.

“Zërat lart e poshtë na kanë treguar se mund të të shohin në të ardhmen si një nuse Kosove. Sa është e vërtetë?”.

“Kam dëgjuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe thjesht po kontribuoj,” tha ajo, deklaratë që në fakt kundërshtoi atë në “Mirage”.

Pas këtij lajmi i cili doli ditën e sotme në media pas trasmetimit të “Shiko kush LUAN”, Adrola në një prononcim për Anabel.al ka mohuar lajmin të jetë i vërtetë, deri sa të konfirmohet siç ndodh zakonisht.

Theksojmë se shumë çifte që cilët sot janë duke shijuar romancën, madje janë bërë apo presin të bëhen prindër fillimisht-për një kohë të gjatë kanë mohuar lidhjen.


Shtuar 2.01.2020 17:01