Simptoma të zakonshme të ankthit që ngatërrohen me sëmundje të tjera

Keni përjetuar ndonjëherë sulme ankthi? Atëherë e dini që shumë nga simptomat e tij mund të jenë shumë shqetësuese, veçanërisht për faktin se disa prej tyre mund të bëjnë t’ju duket sikur po kaloni një atak në zemër ose sulm astme. Dhe kjo është arsyeja se shumë njerëz tmerrohen nga ideja se mund të përjetojnë një sulm tjetër ankthi, çka sipas ekspertëve mund ta provokojë më tepër ankthin.

Për shkak se disa nga simptomat e një sulmi ankthi mund të jenë të ngjashme me ato të gjendjeve të tjera mjekësore, është e rëndësishme që ju të kontrolloheni nga mjeku juaj. Pasi të jeni konsultuar me mjekët, atëherë të jeni të sigurt që po përjetoni thjesht një sulm ankthi dhe jo diçka që mund t’ju vrasë. Më poshtë do të lexoni disa nga simptomat e një sulmi ankthi që zakonisht ngatërrohen me gjendje të tjera:

Dhimbje gjoksi

Sigurisht, të përjetosh dhimbje gjoksi është diçka e tmerrshme sepse të gjithë e dimë që aty është zemra–dhe personi mund të mendojë se po përjeton një atak kardiak kur ndjen një dhimbje në gjoks. Duke pasur parasysh se dhimbja në gjoks po përjetohet si një sulm në zemër, mund të ndikojë më shumë në shpërndarjen e ankthit.

Rrahje të shpeshta të zemrës

Rrahjet e forta dhe të shpeshta të zemrës së bashku me ankthin nuk janë një kombinim i mirë. Në fakt, njëra mund të shkaktojë tjetrën–ju mund të keni sulme ankthi sapo të përjetoni rrahje të shpeshta zemre apo anasjelltas. Për sa kohë nuk ka asnjë problem me zemrën tuaj, rrahjet e shpeshta të saj nuk janë problem. Ato mund të ndodhin kur keni pirë një filxhanë kafe apo jeni shumë të stresuar dhe nervozë.

Frymëmarrje të shkurtra

Kur provoni një sulm ankthi, mund të ndjeni sikur gjoksi juaj është i ngushtë, një gjendje që nuk ju lejon të merrni frymë plotësisht ose t’ju duket sikur duhet të lodheni shumë për të marrë frymë siç duhet.

Ashtu si dhimbja në gjoks, frymëmarrjet e shkurtra mund të ngatërrohen me atakun në zemër. Personi mund të mendojë që mund të ndalojë së marri frymë dhe të vdesë në ved, duke e përkeqësuar kështu sulmin e ankthit.

Ndjesi të fikti

Një nga simptomat më të pakëndshme të sulmeve të ankthit sipas personave që i përjetojnë ato, është ndjenja se po u bie të fikët. Në rastet kur janë vetëm në shtëpi ose në qendra tregtare, ndjesia e të fikëtit mund ta bëjë sulmin e ankthit të përkeqësohet më shumë.

Problemi me ndjesinë e të fiktit për shkak të ankthit është se shpesh diagnostikohet si migrenë ose vertigo dhe kjo nuk e ndihmon problemin, pasi shkaku i vërtetë nuk po trajtohet.

Mpirje të këmbëve dhe të krahëve

Gjatë një sulmi ankthi, është e mundur që krahët dhe këmbët tuaja të ndihen të mpira. Ndonjëherë mund t’i ndjeni të ftohta, ndonjëherë sikur ju shpojnë dhe ndonjëherë të djersitur. Megjithatë këto janë simptoma të zakonshme të sulmit të ankthit.

Problemi është krahët dhe këmbët e mpira mund të ngatërrohen lehtësisht me simptoma të tjera që kanë të bëjnë me trurin dhe nervat. Dikush që po përjeton një sulm ankthi e ka të vështirë të besojë që mpirjen e këmbëve dhe krahëve po ia shkakton pikërisht ankthi.


Shtuar 22.04.2020 10:57