Rama nxorri ushtrinë në Tiranë, Meta i përgjigjet “qetë-qetë” nga Vlora (FOTO LAJM)

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta duke e quajtur atë një nxitës dhe shkaktar i bllokimit të fluturimeve në Rinas pas bllokimit nga kontrollorët.

“Humoret vulgare të Ilir Metës ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se Ilir Meta është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!”, shkruan Rama duke sulmuar kështu Presidentin.

Ndërkohë që në Tiranë po ndodh ndërhyrja e ushtrisë në Kullën e Kontrollit në Rinas, Meta i është “përgjigjur” me heshtje akuzave nga Vlora.

“Vlora e magjishme në çdo kohë dhe frymëzuese pafund…”- shkruan Meta nga qyteti i preferuar i Ramës. /albeu.com/

 


Shtuar 7.04.2021 19:14